Zbulohet grupi i adoleshentëve mashtrues, përfituan 30 mijë euro/ Hiqeshin si vajza në rrjete sociale dhe më pas…

Zbulohet grupi i adoleshentëve mashtrues, përfituan 30 mijë euro/ Hiqeshin si vajza në rrjete sociale dhe më pas…

09:00, 11/10/2023
A+ Aa A-

3 adoleshentë janë proceduar penalisht pasi nëpërmjet adresave fallso në rrjetet sociale mashtronin persona të ndryshëm.

Burime policore bëjnë me dije se adoleshentët të moshave 16 vjeç hapnin adresa falso dhe hiqeshin si vajza ku afronin marrëdhënie seksuale.

Nga të dhënat mësohet se ata pasi komunikonin me personat që binin pre e mashtrimit linin takime në vende të ndryshme dhe shumën monetare i kërkonin ta linin ne vende të fshehta. Në një nga rastet ata kanë kërkuar që pasi kanë lënë takim kanë kërkuar që paratë ti linin te hyrja e pallatit. Në momentin që merrnin shumën monetare, ata i bënin bllok personave të mashtruar dhe zhdukeshin duke humbur gjutmët.

Mësohet se policia e Tiranës ka dokumentuar qindra raste mashtrimi te ketij lloji ndërsa deri më tani janë identifikuar 3 adoleshentët që po procedohen nga policia për mashtrim kompjuterik. Sipas burimeve në total nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi janë përfituar rreth 30 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco