SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë protestat, kërkojnë transparencën e projektit

17:22, 08/10/2023
A+ Aa A-

Prej më shumë se një viti, banorët e Bërxullës vijojnë protestat kundër projektit të autostradës Thumanë-Kashar. Ata u kanë bërë thirrje institucioneve të tregohen transparentë për projektin dhe të informojnë banorët mbi mënyrën e dëmshpërblimit. Por teksa institucionet qëndrojnë indiferentë përballë kësaj situate, banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

SYRI TV

Banorët e Bërxullës vijojnë protestat prej më shumë se një viti kundër ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar që u dëmton tokat bujqësore dhe banesat. Në shenjë revolte këtë të diel ata bllokuan rrugën me gurë, ndërsa parashtruan edhe njëherë kërkesat e tyre për shpronësim me vlerën e tregut dhe vendosjen e nënkalimeve apo mbikalimeve. Teksa thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, ata ngrenë shqetësimin se kompania koncensionare ka nisur punën në terren pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin, ndërsa dëmshpërblimi për tokat e banorëve është qesharak.

Prej më shumë se 1 viti banorët kërkojnë diskutime me institucionet dhe konsultim publik, por asnjë kërkesë e tyre nuk është marrë në konsideratë. Në të tilla kushte ata kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen.

Gaz: F. Çela, Op: M. Dervishi, Mont:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco