Ministria e Drejtësisë kujtohet që s'ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet Arabe , përgatit 3 drafte

Ministria e Drejtësisë kujtohet që s'ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet Arabe , përgatit 3 drafte

11:36, 21/09/2023
A+ Aa A-

Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 draft marrëveshje Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkara Arabe që lidhen me ekstradimet.

Qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje. Gjithashtu në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale.

Nga ana tjetër burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje rreth emrave konkret për të cilët kërkohen ekstradimet për llogari të drejtësisë shqiptare. Pas kësaj faze, pritet edhe një qëndrim nga Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me kërkesën e bërë nga Shqipëria.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Shqipëria u vizitua nga zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë së Arabisë Saudite, ku është diskutuar lidhur me fushat e bashkëpunimit që mund të krijohen. Kujtojmë se në Dubai jetojnë të lirë shumë të kërkuar të drejtësisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco