Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dy faktet/ Ja pse SPAK duhet të marrë të pandehur Veliajn për inceneratorin e Tiranës

Dy faktet/ Ja pse SPAK duhet të marrë të pandehur Veliajn për inceneratorin e Tiranës

11:46, 28/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj, i akuzuar nga ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, pritet të paraqitet në SPAK të martën.

Por gjithashtu Veliaj është kapur në një tjetër skandal të përmasave të mëdha, ku kompania ‘5D’ e themeluar nga njerëzit e tij më të besuar, ka grabitur 30 mln euro përmes tenderave publikë që vetë i shpallnin, vetë shpallnin fituesin, madje edhe fondin.

CNA ka publikuar dy fakte, që provojnë se Erion Veliaj, ka konsumuar dy vepra penale dhe  ka përgjegjësinë direkte, si pronari faktik i incenatorit të Tiranës.

Sipas të dhënave që CNA ka siguruar, ka një marrëveshje të Bashkisë së Tiranës, të drejtorëve të Veliajt, të cilët janë vënë në shërbim të kompanisë së inceneratorit, dhe kjo kompani, pra ajo e landfillit të Tiranës, për një incenerator që nuk ekziston, ka filluar mbledhjen e të ardhurave nga dherat.

Duhet të kemi parasysh që janë dy zëra, dherat si mbetje të cilat i shërbejnë inceneratorit të Tiranës. Pa asnjë lloj diskutimi, i shërbejnë landfillit për pjesën e kapsulimit dhe mbulimit të plehrave, gjithashtu edhe pjesa e inerteve.

Pjesa e dherave kishte një tarifë 4 mijë lekë për metër kub, dhe pjesa e inerteve 8 mijë lekë për metër kub. Vlera e tyre ka qenë 4 dhe 8 euro. Ndoshta ato lëvizin edhe sipas kursit valutor. Por le t’i shikojmë në thelb.

Këto dy tarifa janë shumë domethënëse. i kanë sjellë kompanisë koncesionare mbi 60 milionë euro të ardhura, të cilat nuk kanë qenë të parashikuara në asnjë kontratë, thjesht dhe vetëm thuhej, mbetje inerte, mbetje urbane, por tarifë nuk ka patur të miratuar.

Dherat, drejtorët e Veliajt tek afera 60 milionë euro/ Skema ku përfshihet Ermal Kapllanaj, Taulant Tusha, Evisjon Sulku e CO.

Bashkia e Tiranës ka bërë një marrëveshje, i ka vënë në shërbim gjithë institucionin për çështjen e dherave, dhe kompania ka siguruar miliona euro të ardhura. Si shpërblim, zyrtarisht, kompania koncesionare i ka dhënë Bashkisë së Tiranës disa mjete me qira, të cilat i merrte tek kompania ku aksioner është ministri aktual i Ekonomisë, zoti Blendi Gonxhe. Policia Bashkiake, IMT dhe të gjithë strukturat e Bashkisë në terren për të bllokuar dherat, gjoja në mbrojtje të mjedisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco