SYRI TV/ Kapen 30 kg kanabis në Fier, dy në pranga - dyshohet se droga do të trafikohej në Greqi

13:15, 09/09/2023
A+ Aa A-

Sekuestrohen në Fier, 30 kg kanabis dhe 500 gr kokainë të cilat ishin bërë gati për trafikimin e saj drejt Greqisë. Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se lënda narkotike u gjet e fshehur në dyshemenë e makinës, ndërkohë në pranga kanë rënë dy trafikantët ndërsa kreu i grupit, Eduart Mehmetaj është shpallur në kërkim.

Nga SYRI TV

Policia e Fierit ka goditur një grup kriminal, i cili trafikonte lëndë narkotike drejt shtetit grek.

Gjatë operacionit u sekuestruan 30 kg kanabis dhe 500 gr kokainë të fshehura në dyshemenë e makinës, e cila ishte bërë gati për trafikim jashtë Shqipërisë, ndërsa u arrestuan 2 persona, Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj ndërsa, kreu i organizatës kriminale, Eduart Mehmetaj, është shpallur në kërkim nga Policia. Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë.

Menjëherë pas finalizimit të operacionit, blutë e Fierit kanë ushtruar kontrolle në banesën e kreut të bandës së drogës, Eduart Mehmetaj ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco