VIDEO/ Digjet ‘Benz-i’ në Rrugën e Kombit

20:07, 24/08/2023
A+ Aa A-

Digjet një makinë tip ‘Benz C Class’ në Rrugën e Kombit.

Automjeti dyshohet se ka pësuar defekt në rrjetin elektrik duke provokuar edhe shkëndijat e zjarrit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por automjeti është shkrumbuar i gjithi.

Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Morin, 10 kilometra larg pikës kufitare.

Për shuarjen e flakëve të automjetit kanë punuar forcat e zjarrfikëses së Kukësit.

Policia e patrullimit të autostradës po bënë verifikimet dhe hetimet e shkaqeve të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco