VIDEO/ Shihni se si fluturon makina BMW X6/ Dalin pamjet e aksidentit të frikshëm në Tiranë

13:03, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një automjet luksoz është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (22 gusht 2023) në Liqenin Artificial të Tiranës.

SYRI TV sjell pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë se si ka 'fluturuar' makina.

Mjeti tip BMW X6 ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit.

Drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ndarjes. Ai ka marrë me vete edhe targat e makinës luksoze.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe bëhet fjalë për Eldi Allushin, 26 vjeç nga qyteti bregdetar i Durrësit. Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco