Tiranë/ Vinin baste nëpërmjet aparateve celulare, arrestohen 6 shtetas

Tiranë/ Vinin baste nëpërmjet aparateve celulare, arrestohen 6 shtetas

14:28, 21/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas, pasi vinin baste sportive nëpërmjet aparateve celulare.

Aparatet celulare që këta shtetas përdornin për vënien e basteve sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Goditen nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 4, 6 raste të organizimit të lotarive të palejuara.

Vihen në pranga 6 shtetas që vinin baste sportive nëpërmjet aparateve celulare.

Sekuestrohen 6 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe gjatë tyre kanë evidentuar dhe goditur 6 raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Aparatet celulare që këta shtetas përdornin për vënien e basteve sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco