Po udhëtonin me motoçikletë, aksidentohen 2 turistë gjermanë

Po udhëtonin me motoçikletë, aksidentohen 2 turistë gjermanë

22:24, 18/08/2023
A+ Aa A-

Aksidentohen dy turistë gjermanë në afërsi të tunelit të Kardhiqit.

Turistët gjermanë udhëtonin me motoçikletë dhe kanë humbur kontrollin e mjetit, duke u plagosur.

Ata kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës dhe do dërgohen në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Përsa i përket gjendjes së tyre, mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Skërficë, shtetasi gjerman R. B., 69 vjeç, duke drejtuar motoçikletën, 300 metra në dalje nga tuneli për në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  motoçikletës dhe për pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motoçikletës janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi austriak G. G., 60 vjeç.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakutr të aksidentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco