Grabitësi i Rinasit betejë në gjykatë me ministrinë, Klement Çala rekurs në Gjykatën e Lartë

Grabitësi i Rinasit betejë në gjykatë me ministrinë, Klement Çala rekurs në Gjykatën e Lartë

19:08, 14/08/2023
A+ Aa A-

Klement Çala një nga grabitësit e 4.6 milionë eurove në pistën e Rinasit, vijon betejën ligjore me ministrinë e drejtësisë kundër izolimit në sistemin 41 bis. Megjithëse gjykata e posaçme e nxori nga ky regjim pak muaj pas vendimit, ai e ka dërguar çështjen në gjykatën e lartë.

Njëri nga të akuzuarit për grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, Klement Çala vijon betejën me ministrinë e Drejtësisë për izolimin në sistemin 41 Bis, një regjim sigurie tepër i ashpër në sistemin e burgjeve në Shqipëri.

Në fund të korrikut, në gjykatën e Lartë është regjistruar çështja penale me objekt, kundërshtimin e urdhërit të Ministrit te Drejtësisë nr. 230, datë. 20 maj 2022, "Për vendosjen ne regjimin e posaçëm te ushtrimit të të drejtave ne burgun e sigurisë së lartë për të paraburgosurin Klement Çala".

Avokatët e të dënuarit, e bazojnë kërkesën e tyre në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Kushtetutë e Shqipërisë dhe Kodin e Procedurave Administrative si dhe ligjin për të drejtat dhe trajtimin e te dënuarve me burgim dhe te paraburgosurve".

Kërkues rezulton vetë i dënuari, ndërsa relator i çështjes është anëtari i gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Beteja ligjore e të dënuarit për grabitje me ministrin e drejtësisë, ka nisur që prej vitit 2022, menjëherë pas urdhërit për izolimin në sistemin 41 BIS, i cili në tetor të atij viti u anulua nga gjykata e posaçme.

Ky regjim i krijuar vitet e fundit në sistemin e burgjeve në Shqipëri, parashikon izolimin e personave të dënuar për krime të rënda dhe krim të organizuar me qëllim shkëputjen e tyre nga çdo mundësi bashkëpunimi apo mbajtje lidhje me personat jashtë.

Klement Çala është dënuar me 20 vjet heqje lirie për akuzën e pjesëmarrjes në grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në prill 2019 në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal ku bënte pjesë edhe Admir Murataj.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco