SYRI TV/ Ngacmimi 3 vite më parë për një vajzë, lëndohen 2 vëllezër

15:40, 14/08/2023
A+ Aa A-

Konflikti i nisur tre vite më parë për një vajzë, ka përfunduar me plagosjen me thikë të dy vëllezërve në Tiranë. Të lënduarit janë në spital, ndërsa policia ka arrestuar autorin. Gjithashtu, konflikti i pronësisë mes dy vëllezërve, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

SYRI TV

3 të plagosur dhe 3 të arrestuar janë bilancet e 2 ngjarjeve të regjistruar brenda pak orëve në kryeqytet.

Një konflikt për ngacmimin e një vajze i regjistruar përpara 3 vitesh solli plagosjen e 2 vëllezërve Rrest Abazaj dhe Viliardo Abazaj, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, teksa autori i dyshuar i ngjarjes Gert Latifiki u arratis nga vendi i ngjarjes për disa orë. Por më pas policia arriti ta lokalizojë dhe vërë në pranga në qytetin e Lushnjës në një hotel ku ndodhej nën shoqërinë e një 17-vjeçari, ky i fundit i vënë nën hetim pasi u cilësua nga policia si person që nuk kallëzoi krimin pasi ka pasur dijeni për ngjarjen.

Autori i ngjatjes ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët. Sherri mes tyre kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Latifi komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t'u sqaruar. Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushte. Më pas Latifi i plagosi me thikë.

Ndërkohë  një tjetër ngjarje me 1 të palgosur u regjistrua për shkak të konflikteve për pronën, ku vëllai plagos vëllain, me ndihmen e djalit të tij. Gerlad Jahi dhe Gëzim Jahi babë e bir janë konfliktuar me Fatmir Jahi. Teksa policia ka venë në pranga bab e bir ka ushtruar edhe një kontroll në banesën e Gerlad dhe Gëzim Jahi ku gjeti dhe sekuestroj në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.        

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco