Moti i keq, Policia e Vlorës: Shmangni lundrimin me mjete turistike

Moti i keq, Policia e Vlorës: Shmangni lundrimin me mjete turistike

19:04, 05/08/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Vlorës i bëri apel pushuesve që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete, pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha, që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Gjithashtu, Policia Kufitare apelon për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve.

Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë pranishme me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve.

Vendi ynë është përfshirë sot nga përkeqësim i motit me reshje shiu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco