Ra nga lartësia te 'Shpella e Piratëve', shpëtohet 19-vjeçari në Dhërmi

18:58, 04/08/2023
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar është shpëtuar ditën e sotme në Dhërmi nga policia. Mësohet se i riu ka nga një shkemb në vendin e quajtur 'Shpella e Piratëve'.

I riu pasi është shpëtuar nga policia kufitare është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i policisë:

Dhërmi

Ra nga lartësia e një shkëmbi të vendit të quajtur “Shpella e Piratëve”, mbi gurë dhe mbi shkëmbinj të tjerë, shërbimet e SPK Dhërmi shpëtojnë 19-vjeçarin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas 19 vjeç, kishte rënë nga një shkëmb i zonës së quajtur “Shpella e Piratëve”, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, me njësi nga toka dhe nga deti, të pajisura me 2 mjete lundruese dhe të asistuara nga shërbime mjekësore, kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar, me qëllim ofrimin e ndihmës për 19-vjeçarin.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të specializuara, 19-vjeçari u nxorr nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë. Këtij shtetasi iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco