SYRI TV/ Vrasja makabre e 32-vjeçares Luljeta Preza në Durrës: Viktima dyshohet se është përdhunuar

21:06, 02/08/2023
A+ Aa A-

Vritet me thikë një 32-vjeçare në Durrës. Viktima është Luljeta Preza, trupi i së cilës u gjet i hedhur poshtë Urës së Dajlanit. 32-vjeçarja dyshohet se ishte punonjëse seksi në qytetin bregdetar, teksa grupi hetimor dyshon se para vrasjes viktima është abuzuar seksualisht. Për ngjarjen janë shoqëruar 17 persona, por ende nuk ka asnjë të ndaluar.

SYRI TV

Ekzekutohet në mënyrë makabre një 32-vjeçare në Durrës. Viktima është shtetasja Luljeta Preza. Trupi i saj u gjet i hedhur poshtë Urës së Dajlanit.

Në momentin që është konstatuar nga kalimtarë të rastit, viktima ka qenë e zhveshur dhe me shenja dhune në trup.

Policia, pasi dërgoi në morg trupin e 32-vjeçares, doli në përfundimin se ajo është qëlluar me mjet të prehtë, pasi kishte të çara të ndryshme në trup, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu ekspertiza mjeko-ligjore dyshon se ndaj viktimës është ushtruar dhunë dhe janë kryer marrëdhënie seksuale, përpara se të vritej. Kjo lidhet dhe me faktin se 32-vjeçarja dyshohet se ishte punonjëse seksi në qytetin e Durrësit.

Në vitin 2014, Luljeta Preza ishte një ndër të arrestuarat e një operacioni policor kundër prostitucionit në qytetin e Durrësit.

Në lidhje me ngjarjen e kësaj të mërkure, policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje të paktën 17 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Megjithatë, deri në orët e pasdites të së mërkurës, blutë e Durrësit nuk kanë njoftuar për persona të ndaluar në lidhje me vrasjen e 32-vjeçares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco