SYRI TV/ Shkon në GJKKO dosja e ‘Pumbit të Artë’, 19 të pandehur drejt Gjykatës së Posaçme

14:53, 02/08/2023
A+ Aa A-

Dosja e “Plumbit të Artë” është drejt përfundimit të hetimeve, teksa një pjesë e të pandehurve kanë mbërritur në Gjykatë me kërkesën opër të njisur gjykimi. SPAK ka çuar në GJKKO bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumanin, i cili rrëfeu vrasje e atentate të bujshme, duke hapur një çësjtje me 32 të akuzuar, nga të cilët 13 janë në arrati.

SYRI TV

15 muaj pas operacioni “Plumbi i Artë” Prokuroria e Posaçme është drejt përfundimit të hetimeve, ndërsa ka dërguar shumicën e materialeve ndaj 19 të pandehurve me kërkesën për nisjen e gjykimit. Mes personave që kërkohet të nis gjykimi është Nuredin Dumani, bashkëpunëtori kryesor i drejtësisë, që me deklaratat e tij, organi i akuzës zbardhi një sërë ngjarjes kriminale që kanë tronditur vendin. 20 të akuzuarit e SPAK janë në pritje të vendimit të GJKKO-së, sa i përket nisjes ose jo të gjykimit, teksa mbi ta rëndojnë akuzat nga grup i strukturuar kriminal,  vrasje, armëmbajtje etj.

Personat e arrestuar:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxhaj

Altin Ndoci

Erion (Andrea) Alibej

Skerdi Tasi

Elvis Koçi (Çaushllari)

Ilirian Feci

Enver Diva

Besjan Xhixha

Ardjan Uzuni

Gentian Sharra

Fatos Gosa

Florenc Çekrezi

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Asllan Plaku

Eljo Bitri 37 vjeç

Agim Gjini 49 vjeç

Në kërkim ndodhen 13 persona të tjerë, ndaj të cilëve akuzat janë edhe më të rënda si porositës dhe organizator të vrasjeve, si:

Talo Çela

Suel Çela

Florenc Çapja

Festim Qoli

Alban Bengasi

Ervis Martinaj

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Agron Mehja

Aleks Çela

Mikael Qosja

Abedin Mama

Dosja “Plumbi i Artë” arriti të bind 5 të pandehur të bashkëpunonin me drejtësinë, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani. Skerdi Tase, Euglen Halili, Klevis Alla, Henrik Hoxha janë personat e tjerë që vendosën të rrëfehen për SPAK, por dy të fundit iu hoq statusi, pasi deklarimet e tyre nuk u provuan si dhe nuk korrespondonin me ato të Dumanit. “Plumbi i Artë” që la të plagosur Nuredin Dumanin në Papër të Elbasanit, me organizator që dyshohet të ketë qenë Talo Çela, zbardhi 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite. SPAK firmosi 32 urdher-arreste, ku janë arritur të ekzekutiohen vetëm 19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco