SYRI TV/ Uji i kontaminuar në Shën Gjergj të Maliqit, banorët: Vjen i pisët, ka dhe krimba

14:25, 02/08/2023
A+ Aa A-

Mungesa e ujit ka ngritur alarmin për përhapjen e një epidemie të mundshme në fshatin Shën Gjergj të Maliqit. Qindra banorë të këtij fshati thonë se uji shtëpitë e tyre vjen vetëm një orë në mëngjes, ndërsa qëndrimi në tuba për gjatë gjithë ditës e kontaminon atë dhe në rubineta uji shkon i ndotur. Bashkia e Maliqit arsyetohet se mungesa e ujit është për shkak të thatësirë, por nuk jep asnjë zgjidhje alternative.

SYRI TV

800 banorë të fshatit Shën Gjergj në bashkinë e Maliqit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve kanë vetëm një orë ujë në mëngjes dhe ai është i pa pijshëm, pasi në përbërje të ujit ka mbetje madje edhe krimba.

Përballë një situate të till banorët thonë se janë të detyruar ta kullojnë ujin e më pas ta përdorin për kushte shtëpi, por jo për ta pirë. Ndërkohë ujin që e konsumojnë, banorët janë të detyruar të shkojnë ta mbushin tek të afërmit që kanë puse në oborre.

Në lidhje me situatën problematike të ngritur nga banorët e fshatit Shën Gjergj, gazetarët janë interesuar në Bashkinë e Maliqit. Nënkryetari Eridjon Rustemi ka bërë me dije se shkak për mungesën e ujit është thatësira e ditëve të fundit dhe njeri nga puset që furnizon fshatin ka humbur nivelin në depozitë dhe kjo ka sjellë reduktimin e orareve të furnizimit, çka ka sjellë ndotje fizike të ujit. Probleme me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë stinës së verës ka pasur dhe në fshatra të tjerë jo vetëm të bashkisë së Maliqit por dhe asaj të Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco