SYRI TV/ Familja e shoferit të Nikollës sërish presione, familja Kaçi: Vijojnë kërcënimet

14:57, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi shoferi i kryeparlamentares qëlloi me armë pas sherrit me anëtarë të familjes Kaçi, kjo e fundit deklaron se kërcënimet vijojnë. Paulin Kaçi ka rrëfyer për Syri Tv se pas ngjarjes janë kërcënuar edhe gratë, ndaj kërkon ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e konfliktit. Nga ana tjetër gardisti Martin Nikolli ka deklaruar në polici, se qëlloi me armë për të neutralizuar konfliktin.

SYRI TV

Presionet e familjes Nikolla ndaj fqinjëve dhe kushërinjve të tyre nuk kanë të ndalur as një ditë pas dhunës barbare  ku mbeten të plagosur, anëtarë të famijeles Kaçi, burra gra madje edhe fëmijë. Paulin Kaci i cili mbeti edhe vet i plagosur nga dhuna e ish-shoferit të kryeparlamentares, Martin Nikolla rrefen se sherrin  ka disa kohë që vijon edhe pse janë bërë përpjekje dhe negociata por kanë rezultuar të pa suksesshme. Kaci I bënë apel shtetit të marrë masa pasi situata mund të agravoje.

Nga ana tjetër Ish-gardisti, Martin Nikolla, i cili së bashku me vëllezërit e tij u përfshinë në konfliktin e dhunshme me anëtarët e familjes Kaçi ka dëshmuar në polici pas sherrit në Hamallaj.

Pas arrestimit, në dëshminë e tij përpara oficereve të policisë gjyqësore ai ka pretenduar se ka qenë kryefamiljari Kaçi i cili ka nisur të ofendojë dhe kërcënuar dhe pse ka dashur të qetësojë situatën ajo ka agravuar. Ai është shprehur se janë detyruar të ushtrojnë dhunë për tu mbrojtur pasi situata po agravohej dhe e ka bërë për vetëmbrojtje.

 ‘’Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërënuar, duke na thënë do U vrasim , nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravuar situata kam qëlluar me armë në ajër që të shmangja përplasjet pasi mund të kishte shkuar edhe më keq. Situata kishte dalë jashtë kontrollit. Është pala tjetër ajo që na ka provuar në cdo rast dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familjeve’’

Martin Nikolli, ish shoferi I Lindita Nikollës është përjashtuar nga radhët e policisë teksa ndodhet në qeli dhe akzuohet për 3 vepra penale  Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.  Në pranga ka përfunduar edhe vëllai I tij Alfred Nikolla.  Ngjarja e rëndë u regjistrua më 30 korrik në hamallaj të durrësit dhe moll sherri është bërë një rrugë e cila I shërben të dyja familjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco