SYRI TV/ Alma Kaçi quan inskenim video-skandalin me Gjicin, kërkon ndryshim mase në apel

16:21, 04/07/2023
A+ Aa A-

Alma Kaçi, gruaja që filmoi skemat intime me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, kërkon masë më të butë se ‘arresti në shtëpi’. Kaçi kundërshton kualifikimin e veprës penale të korrupsionit, me pretendimin se situata në fjalë ka qenë inskenim. Një qëndrim i tillë konfirmohet nga mbrojtësit e Kaçit për herë të parë, ç’ka do ti hapte rrugë një tjetër dinamike hetimi.

Nga SYRI TV

Vetëm pak ditë pas Safet Gjicit edhe Alma Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për masë më të butë se sa ajo e arrestit në shtëpi. Alma Kaçi pretendon se është e vetmja që siguron të ardhura për familjen, përkatësisht fëmijën e mitur 12 vjeç dhe nënën e sëmurë 71-vjeçare.

Një tjetër argument në ankim ka të bëjë me kualifikimin e veprës penale.

Sipas mbrojtjes ligjore të Kaçit, nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qenë inskenim. Për herë të parë, ajo përmes mbrojtësve ligjor, artikulon se nuk ka kryer aferë korruptive me kryebashkiakun Gjici, por që ka qenë një situatë e inskenuar, që do ti hapte rrugë një tjetër dinamike hetimore.

Kujtojmë se më 16 qershor u publikuan materiale filmike nga zyra e kryebashkiakut Gjici, që kryente marrëdhënie intime me Alma Kaçin. Kjo e fundit pretendoi fillimisht se kishte lidhje me Gjicin, por që më vonë tha se ishte hera e dytë që i shkonte në zyrë.

SPAK po kryen hetime për video skandalin dhe premtimin e Gjicit për ti dhënë nga paratë e taksapaguesve kuksianë Alma Kaçit për sterelizimin dhe strehimin e qenve, favor për të cilin u fol mes tyre pas skemave intime në zyrën e  bashkisë.

Edhe Gjici pretendon se nuk ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv me argumentin, se ka mbetur deklarative çështja e tenderit, dhe se asnjë procedurë nuk është kryer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco