SYRI TV/ Biznesmeni protestë për Thumanë–Kashar, Gjoka: Po më detyrojnë të iki në emigrim

16:08, 04/07/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni Andi Gjoka, prona e të cilit preket nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, në shenjë proteste ka reaguar ndaj firmës që po realizon këtë projekt dhe kërkon shpronësimin e biznesit dhe pronës së tij. Ai thotë që nuk kundërshton ndërtimin e rrugës, por kërkon të dëmshpërblehet sipas tregut, pasi ka 25 vjet që merret me këtë biznes.

SYRI TV

Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë-Kashar, ka hasur kundërshtime te bizneset. Andi Gjoka, biznesmeni i luleve nw Thuman ka reaguar ditën e sotme duke kërkuar që të shpronësohet për pronën e tij dhe për biznesin që ka në tokën e tij, aty ku do të kalojë edhe aksi Thumanë-Kashar.

Gjoka thotë që nuk kundërshton ndërtimin e rrugës, por kërkon që të marrë dëmshpërblimin siç duhet, pasi në këtë biznes ka 25 vjet që mban familjen e tij dhe te banorëve të zonës

Për këtë aks rrugor dhe pikërisht për çështjen e shpronësimit të banesave te tyre kanë protestuar për jave me radhe edhe banorët e Bwrxullws, tw cilët kërkojnë një shpronësim sipas çmimit të tregut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco