SYRI TV/ Atentat në 2016 dhe më pas në 2022 . Kush është Gentian Bejtja, ish-polic i burgjeve

14:25, 04/07/2023
A+ Aa A-

Por kush është Gentian Bejtja, objektivi i atentatit në Larushk. Ish-polici i burgjeve është një emër i njohur për policinë, pasi ai i ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme, një në 2016 dhe një tjetër në 2022. Bejtja gjithashtu është i përfshirë edhe ne vrasjen e kryekomisar Dritan Lamjat, pasi gjeti makinë që u përdor në këtë krim.

SYRI TV

Gentian Bejtja një natë më parë i shpetoi atentatit të trete. I dyshuar si objektivi i breshërie të kallashit ne fshtin Larush, Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ish policit të burgjeve i kanë bërë edhedy herë të tjera atentat. I pari daton në shtator 2016, ku Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur.

Ndërkohë që janarin e vitit të kaluar Bejtja ishte gjithashtu objektiv i një atentati në Fushë Krujë. 9 janarin e 2022 ai po udhëtonte me makinë së bashku me Klodian Stafukën, kur drejt automjetit të tyre u qëllua me armë. Bejtja mori plagë në krah dhe si pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës. Bejtja dyshohej edhe si autori i vjedhjes së automjetit me të cilin u bë vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Por së bashku me Enver Stafukën, Bejtja mori pafajësinë nga Gjykata e Durrësit, për mungesë provash si autorë të vjedhjes së mjetit të përdorur në vrasjen e komisarit në Tiranë në vitin 2013. 15 muaj pas këtij vendimi të Gjykatës dhe dy vjet pas vrasjes së Lamajt, në shkurt të 2015-s, Stafuka u rrëmbye nga persona të paidentifikuar dhe ngjarja mbetet ende e pazbardhur.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco