'Krimin e donte perfekt'/ Vrasja e Nikulajt, portugezi bëri prova para se ta ekzekutonte, përdori edhe makinë edhe motor

'Krimin e donte perfekt'/ Vrasja e Nikulajt, portugezi bëri prova para se ta ekzekutonte, përdori edhe makinë edhe motor

12:20, 05/05/2023
A+ Aa A-

Vrasësi i Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva kishte bërë prova para se të kryente krimin. 'Top Channel' raporton se një ditë para krimit, Saraiva kishte udhëtuar për të disatën herë nga Shkodra drejt Shëngjinit.

Portugezi, kishte bërë gjysmën e rrugës me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit. Një kamera sigurie e sekuestruar së fundmi nga grupi i hetimit në një pikë karburanti, e shfaq 28 vjecarin portugez teksa mbush mjetin me karburant, për të cilin pagoi njërin nga dëshmitarët me 10 mijë lekë të vjetra.

 

Sikundër edhe akti noterial për blerjen e motorrit, por edhe pritje përcjelljet në areoport të katër vëzhguesve, ku në pozitë më të vështirë ndodhet informatori Simpson edhe ai në kërkim. Pikërisht mbas sinjaleve që Simpson  dha në vëzhgim e sipër, portugezi e realizoi krimin për të cilin kishin ardhur në Shqipërie dhe anglezë të tjerë me të njëjtin rol.

Një ditë më parë erdhën në Shqipëri dy prokurorë anglezë të cilët u njohën me provat dhe me dosjen për akuzat që rëndojnë ndaj britanikëve të përfshirë në ngjarje. Ato janë larguar ditën e sotme nga vendi ynë. Ndaj edhe kanë zgjedhur "të huajt" për të kryer vrasjen. Sot, do të vendoset nëse Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman do ekstradohen në Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco