Avokati i mban peng 25 milionë lekë, e moshuara endet rrugëve

21:52, 28/04/2023
A+ Aa A-

‘Në vend që djali të bënte 8 vite burg, bëri 10. Pasi doli pastaj humbi jetën, në aksident.’

Kjo deklaratë vjen nga Vangjelina Stambolliu për emisionin investigativ ‘Piranjat’.

Ajo është 78 vjeçe, nga të cilat dhjetë i ka kaluar duke kërkuar të drejtën e saj:

‘Në 2007 kam pasur nevojë për një avokat, se më kishte rënë djali në burg, edhe do vazhdoja gjyqet. Avokatin e kam gjetur privat, nga dy të njohurit e mi. Quhet Perlat Koçillari. Prokurën që vërteton se e autorizoj si përfaqësues ligjor të djalit tim ma bëri pas dy viteve, në 2009. Atë natë i dhashë edhe 25 mln lekë ( të vjetra)’.

Pra, zonja rrëfeu për ‘Piranjat’ se i nevojitej 1 avokat dhe ju propozua Perlat Kocillari. Pasi bën prokurën, ajo i jep plot 25 mln lekë duke mos u konsultuar me asnjë njeri, siç do të bënte çdo nënë në momentet kur djali i saj arrestohet. Por, më pas ajo bën një gabim, që do t’i kushtonte jo pak: ‘Nuk kam dokument që e vërteton që i dhashë lekët. Deri në 2014 nuk kisha dokument. Nuk më hapi gjyqe. Pastaj më tha që do të m’i kthejë lekët, por duhet të bëja një prokurë sikur unë i kisha dhënë hua atij, jo për mbrojtjen e djalit.’

Sërish këtu një tjetër gabim nga ana e zonjës, duke u përfshirë pa dashur në një manovër, brenda të cilës ka edhe shmangie nga taksat nga ana e këtij avokati: ‘Pranova duke qenë se nuk kisha asnjë dokument tjetër që ta vërtetonte se m’i kishte marrë lekët. Afati i shlyerjes së huasë ishte 4 muaj. Kaloi afati, por avokati nuk m’i ktheu paratë’, shprehet ajo për ‘Piranjat’.

Por, pavarësisht marrjes së lekëve si një sekser i rëndomte dhe mbajtjes së tyre për muaj me radhë, në një moment avokati ynë, duket se i therret ndërgjegjes. Gjithsesi, edhe këtu me një truk që do të nxirrte të dëmtuar vetëm zonjën e moshuar i cile shprehet për ‘Piranjat’: ‘Tre ditë pasi kaloi afati, bëra një kontratë premtim shitje me vëllain e tij, ku ramë dakord që të më jepte 30 metër 2 në katin e pare, te një pallat që ishte në emër të vëllait të tij. Dyqani ishte pa hipotekë. Edhe sot për sot unë nuk kam marrë asgjë. Në 2016 hapa gjyq në Gjykatën e Tiranës dhe e fitova gjyqin, që Perlati duhet të më kthente paratë e marra borxh. Sot e kësaj dite nuk kam marrë as para, e as dyqan. Avokati më mban 25 milionë lekë. Avokati i çështjes më drejtoi te një përmbaruese private. Ajo më kërkoi 3 mln lekë. Mezi ma dha ekzekutimin e vendimit. Pastaj shkova te përmbarimi shtetëror dhe më thanë që në emër të avokatit s’kishte asnjë pasuri. Pas gjyqit s’e kam takuar më (avokatin). Sot e kësaj dite nuk kam marrë as para, e as dyqan.’

Për një moment le t’i lëmë lekët mënjanë. Po procesi gjyqësor si shkoi? A e bëri punën e tij si avokat mbrojtës ky zotëri?

‘Djali im në vend që të bënte 8 vite burg, bëri 10, sepse avokati nuk i hapi gjyqe. Doli nga burgu dhe 7 muaj më vonë humbet jetën.’

Dramë brenda dramës! Zonja pretendon që avokati nuk ka ndjekur procesin gjyqësor e të birit dhe ky i fundit ka bërë 2 vite burg më shumë nga sa pritej. Por, fati i keq e donte që pas daljes nga burgu ai të humbte jetën dhe e gjitha kjo me një kosto prej 25 mln lekësh në favor të avokatit. Pas gjithë telasheve në të cilat e ka futur, ai nuk i përgjigjet as telefonatave të kësaj zonje.

Por ‘Piranjat’ arritën që ta takonin: ‘Nuk flas me mikrofon, por hajde ulu te kafja. Unë i kam marrë një hua asaj. I kam marrë prokurën e posaçme si avokati djalit dhe ja kam ndjekur çështjen në të gjitha shkallët e gjykimit. Ajo mua nuk më ka dhënë 25 milionë lekë. Ndërmjetës ka qenë Edmond Rajta, byrazer i djalit të saj. 11 milionë lekë unë ja kam marrë hua asaj, sepse më duheshin. Jo për procesin…

Edmond Rajta i kishte marrë asaj edhe 14 milionë lekë të tjera. Më thotë ai që të shënoj edhe shumën e tij në kontratë dhe me mirëbesim e bëra 25 milionë hua në emrin tim. Ky është fakti’-sqaroi avokati.

‘Piranjat’ ndërkohë shtojnë pyetjen: Nëse këto 25 milionë lekë ja ka marrë hua, jemi kuriozë: sa lekë i ka marrë si përfaqësues ligjor? ‘S’i kam marrë. 1 milionë lekë i kam marrë. S’i kam marrë fare, asnjë lekë.’ Në fakt, ajo që avokati ka bërë është falsifikim dhe dhunë për zonjën hallexhije që dha paratë e saj, ndërsa i biri u kalb në burg!

Pasi ‘Piranjat’ po largoheshin në përfundim të takimit me avokatin, ai kujtohet se ka harruar të bëjë disa pyetje ‘shumë të rëndësishme’: Si quhesh? Po operatori? M’i trego se më duhen, se ndryshe do të jetë më vështirë. Më keni shqetësuar, edhe unë e kam regjistruar të gjithë bisedën, ashtu si edhe ju. Unë do vi vetë aty, se pronari është mik i imi, i ngushtë’.

Lajmi i keq është që zonja s’do t’i marrë kurrë ato para, ndërsa lajmi i mirë është që të paktën ka një dyqan, por çfarë mund të bëhet që ajo ta marrë sa më shpejt këtë dyqan?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco