Nikulaj mes gjakmarrjes, politikës dhe biznesit/ Fitoi nga Pjerin Ndreu 861 mln lekë nga tenderat e plehrave

Nikulaj mes gjakmarrjes, politikës dhe biznesit/ Fitoi nga Pjerin Ndreu 861 mln lekë nga tenderat e plehrave

20:07, 28/04/2023
A+ Aa A-

Ardian Nikulaj, i cili mbeti i vrarë në 19 Prill me 6 plumba brenda në lokalin e tij “Coral” në Shëngjin, ishte një figurë kontraverse në lokalitetin ku jetonte dhe zhvillonte aktivitetin tregtar.

Nikulaj, bënte një jetë mes biznesit, frikës së gjakmarjes dhe politikës lokale, ku ai në periudha zgjedhjesh, flirtonte herë me Partinë Social Demokrate të Tom Doshit dhe herë me Partinë Demokratike.

Ardian Nikulaj, mbante shoqëri të ngushtë me Aleksandër Dedën që njihet si “Aleksi i Druve”, dhe ka qenë prezent me këtë të fundit në atentatin me armë që ju krye Aleksandrit në Lezhë.

Megjithëse i lakuar në kanalet e policisë kriminale dhe ato mediatike, si njëri nga dy autorët e vrasjes së Gëzim dhe Lauren Lekstakaj, Ardiani kishte mundur të ngrinte një biznes të sukseshëm, hotelëri dhe Bar-Restorant në zonën e Shëngjinit.

Për të, saga disa vjeçare e vrasjeve për gjakmarje mes dy fiseve, nuk e kishte penguar aspak në ngritjen drejt suksesit dhe pushtetit.

“Ora News” mëson se kohët e fundit, Ardian Nikulaj përmes lidhjeve të tij në bashkinë Lezhë dhe afrimitetit me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, kishte mundur të depërtonte dhe në paratë publike, që administrohen nga buxheti i Bashkisë së Lezhës.

Duke shfrytëzuar kompaninë e tij “Coral Shëngjin” të themeluar në 30 shtator 2016, Nikulaj kishte fituar tenderin e bashkisë së Lezhës, për pastrimin nga mbeturinat të disa zonave të qytetit.

Fillimisht kompania është hapur nga 40-vjeçaria Vera Deda, ku nga 2016 deri më sot kompania, ka në logjistikën e saj një flotë prej 5 automjete tip “ATV”, që shërbejnë për mbledhjen e mbeturinave.

Por në datën 15 dhjetor 2021, Vera Deda, vendos t’ia dorëzojë 50 për qind të aksioneve të kësaj kompanie, shtetasit tashmë të vrarë, Ardian Nikulaj.

Kontrata e dhurimit është përpiluar tek noteri dhe në fund të vitit 2021, Nikulaj është bërë aksioner legjitim në këtë kompani. Ndërsa Vera Deda, ka vijuar të qëndrojë administratore dhe pronare me 50 për qind të kuotave.

Aktivitetin për pastrimin e mbeturinave në qytet përmes përfitimit të parave publike, kjo kompani e ka nisur nga 4 Maji 2020 dhe e vijon ende dhe sot. Fillimisht puna ka filluar duke lidhur kontrata me Spitalin Rajonal të Lezhës, Agjensinë Kombëtare të Bregdetit dhe duke u shtrirë tek Bashkia Lezhë.

Nga viti 2020 e deri më sot, kompania “Coral Shëngjin” e Ardian Nikulaj dhe Vera Dedës, ka përfituar nga buxheti i shtetit, 55 transaksione bankare me një vlerë totale prej 861 milion lekë të vjetra.

Shumica dërmuese e transaksioneve është kryer nga bashkia e Lezhës, e cila një javë para vrasjes së Nikulaj, në 13 Prill 2023 ka kaluar në llogarinë e kompanisë së tij, shumën prej 24.5 milion lekë të vjetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco