Media portugeze: Ruben Saraiva është kthyer në Britani, atje ishte rekrutuar nga mafia shqiptare

Media portugeze: Ruben Saraiva është kthyer në Britani, atje ishte rekrutuar nga mafia shqiptare

19:41, 28/04/2023
A+ Aa A-

Një nga gazetat më të mëdha në Portugali, Correio de Manha shkruan se një ‘mercenar’ portugez është shpallur në kërkim ndërkombëtar për ekzekutimin e një biznesmeni shqiptar.

Gazeta shkruan se Ruben Saraiva është një nga pesë personat që kërkohen për vrasjen e biznesmenit dhe politikanit shqiptar, Ardian Nikulaj në qytezën bregdetare të Shëngjinit më 19 prill.

Sipas gazetës, Saraiva është një i ri që kishte emigruar në Britaninë e Madhe, por atje ishte përfshirë me mafian shqiptare.

Në shkrim thuhet se ai është personi që ka kryer ekzekutimin, ndërkohë që britanikët e shpallur në kërkim e kanë orientuar dhe i kanë dhënë mbrojtje.

CM shkruan se portugezi udhëtoi në Shqipëri dy muaj më parë. Ai tentoi gjatë kësaj periudhe edhe dy herë të tjera të vriste biznesmenin.

“Më në fund viktima u rrethua në një kafene në pronësi të tij, ku u qëllua nga afër shtatë herë”, shkruan gazeta.

Sipas saj, Saraiva dhe bashkëpunëtorët e tij besohet se janë larguar nga Shqipëria. Gazeta shkruan se besohet se ata janë kthyer në Britaninë e Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco