Kakavijë, arrestohet një i ri nga Kosova, tentoi të kalonte kufirin me narkotikë

Kakavijë, arrestohet një i ri nga Kosova, tentoi të kalonte kufirin me narkotikë

10:04, 23/04/2023
A+ Aa A-

Policisë Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një të ri nga Kosova, i cili synonte të kalonte kufirin për në Greqi me një çantë të mbushur me kanabis. Ai quhet Gent Shala dhe është 31 vjeç.

Policia Kufitare njoftoi se në kuadër të intensifikimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, gjatë kontrollit në vijën e dytë në çantën e sShalës, ka gjetur një sasi lënde narkotike kanabis.

Në vijim, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Policisë së Gjirokastrës, i vuri pranga Genti Shalës, 31 vjeç, banues në Kosovë.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco