VIDEO+EMRI/ Humb jetën një nga të plagosurit e aksidentit në Korçë

13:03, 21/04/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë njëri nga personat e plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur pranë fshatit Çiflig të Korçës.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Dy personat të plagosur u dërguan në spital, por njëri prej tyre, një 16 vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë, ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për adoleshentin e identifikuar si, Rei Sherifi.

Ndërkaq, personi tjetër që ishte shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco