Po dilnin nga Shqipëria me kanabis, në pranga australiani, procedohet gjermania në Qafë Thanë

Po dilnin nga Shqipëria me kanabis, në pranga australiani, procedohet gjermania në Qafë Thanë

12:06, 21/04/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Qafë Thanës ka goditur 2 raste të tentativës për të dalë nga vendi ynë, me lëndë narkotike në automjetet furgon dhe kamper.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar një shtetas australian dhe procedohet penalisht një shtetase gjermane, pasi iu gjetën sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë/ Qafë Thanë

Intensifikim kontrollesh në hyrje/dalje, për të parandaluar paligjshmëritë në kufi, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurtë të shtetasve.

Policia Kufitare konstaton dhe godet 2 raste të tentativës për të dalë nga vendi ynë, me lëndë narkotike në automjetet furgon dhe kamper.

Arrestohet një shtetas australian dhe procedohet penalisht një shtetase gjermane, pasi iu gjetën sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve ndaj shtetasve dhe mjeteve, kanë konstatuar në dalje të Republikës së Shqipërisë, dhe kanë goditur 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, raste për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi G. P., 63 vjeç, banues në Australi, pasi iu gjet në automjetin furgon që drejtonte, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. T., 24 vjeçe, banuese në Gjermani, pasi gjatë kontrollit në automjetin kamper me të cilin udhëtonte, në çantën e kësaj shtetaseje u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Sasitë e lëndës të dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco