VIDEO/ Akuzohet se përdhunoi të sëmurën, nëna e kryeplakut: Nuk e ka bërë, ishte i pirë...

14:13, 13/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Korçë. Kryeplaku i fshatit Rehovë Ervis Rapo,është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me probleme mendore.

Ndërkohë për mediat ka folur edhe nëna e autorit, Ervehe Rrapo,  i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur.

I riu rezulton të jetë kapur në flagrancë nga babai i vajzës, i cili më pas i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal kundër kryeplakut.

“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S'kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan” – pohon ajo.

Syri tv ka mësuar të gjithë dinamikën e këtij krimi të rrëfyer nga vetë babai por edhe vajza e dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco