SYRI TV/ Kishte kultivuar 500 rrënjë kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Roskovec

13:42, 13/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë orëve të fundit janë zbuluar disa sera ku ishin kultivuar fidanë kanabisi. Në Roskovec u zbulua një serë me 500 fidanë, ndërsa në Krujë u zbulua një serë me 610 fidanë kanabisi. Në pranga është vënë një shtetas, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Nga SYRI TV

Vihet në prangat e policisë një 46-vjeçar në fshatin Ngjeqar të Roskovecit, pasi dyshohet se kishte kultivuar fidanë kanabisi. Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e policisë zbuluan një serë të përshtatur për kultivimin në vazo të rreth 500 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi, të cilët u asgjësuan nga këto shërbime.

Gjithashtu në kuadër të operacionit “Ngjeqar”, si autor i dyshuar i këtij rasti, u arrestua në flagrancë shtetasi Shaban Refitaj, 46 vjeç, banues në Ngjeqar, Roskovec.

Një tjetër fidanishte kanabisi u zbulua nga policia e Krujës, në fshatin Shkoza e Bardhë. Sipas policisë së Durrësit, në afërsi të banesës së dy shtetasve, babë e bir, janë zbuluar dy sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Policia ka shpallur në kërkim dy persona për drogën në Krujë, babë e bir, ndërsa vijon hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco