EMRI/ Falsifikoi dokumentet për pronat, arrestohet ish punonjësi i Kadastrës

EMRI/ Falsifikoi dokumentet për pronat, arrestohet ish punonjësi i Kadastrës

14:21, 13/03/2023
A+ Aa A-

Ish punonjësi i Kadastrës në ish komunën Dushk është vënë në prangat e policisë pasi falsifikoi dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave. Në pranga ka rënë 64 vjeçari Agim Gjyla, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Në vitin 2018, Gjyla gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco