VIDEO - Lezhë/ I vendoset tritol banesës së ish-kryeplakut të Ungrejt

13:59, 13/03/2023
A+ Aa A-

Një sasi lende plasëse ka shpërthyer gjatë natës në zonën e Ungrejt në Lezhë. Sipas burimeve shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëm materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Tritoli është vendosur në banesën e Preng Pjetrit, ish-kryeplak në këtë zonë dhe kreu i PD në Ungrej.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer  lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco