Kapen 67 kg kanabis që vinte nga Shqipëria, arrestohen 2 persona në Greqi

Kapen 67 kg kanabis që vinte nga Shqipëria, arrestohen 2 persona në Greqi

13:04, 13/03/2023
A+ Aa A-

67 kg kanabis janë sekuestruar në Igumenicë nga policia greke e cila ka arrestuar dy persona.

Policia ra në gjurmët e një automjeti, ndaj të cilit edhe ushtroi kontroll ku u zbuluan 45 pako me rreth 67 kg marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon.

Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco