VIDEO/ Masakra në Tiranë: Shihni pasojat në lokalin ku ndodhi krimi

11:41, 13/03/2023
A+ Aa A-

Pamjet që shihni tregojnë lokalin që u bë mbrëmë skenë krimi, pasi persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash dhe për pasojë një grua humbi jetën dhe u plagosën pesë të tjerë.

Masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Don Bosko në Tiranë ka tronditur kryeqytetin. 

Nga burimet për SYRI-n, në vendngjarje janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja të gjuajtur nga tre automatikë.

Me zbardhjen e ditës janë vënë re edhe pasojat e kësaj masakre në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, i cili ishte në arrest shtëpie. Nga pamjet e siguruara dallohet qartë se plumbat janë gjuajtur në të gjithë lokalin duke e bërë shoshë. 

E vrarë nga sulmi me armë mbeti Mimoza Paja, dhe u plagosën Shehat Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco