'O teta Bardha, më kanë vrarë'/ Fqinja e Mimoza Pajës rrëfen bisedën tronditëse me 10-vjeçaren

11:25, 13/03/2023
A+ Aa A-

Fqinja e Mimoza Pajës ka treguar momentet kur ajo ka kontaktuar me vajzën e vogël 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur nga masakra në Don Bosko.

Për mediat, gruaja u shpreh se 58-vjeçarja, e cila mbeti viktimë e atentatit, jetonte në kushte të vështira.

“Jetonte në kushte të vështira ekonomike me qira, edhe burri i ka vdekur dhe ka pasur hallet e veta si gjithë të tjerët.

Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur dhe më tha 'mami, ka ndodhur një vrasje'. Kur dola jashtë, thanë “kështu, kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra.

Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, ke frikë të punosh në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt.

Erdhi 10-vjeçarja, më tha mua 'o teta Bardha, më kanë vrarë', po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”, tregon fqinja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco