SYRI TV/ Skandali - Elbasan, 26 mln € për inceneratorin, plehrat hidhen në Shkumbin

16:02, 12/03/2023
A+ Aa A-

Ndërsa janë shpenzuar plot 26 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, ai është plotësisht jasshtë funksionit. Me ezaurimin e kapaciteteve grumbulluese, sot Bashkia e Elbasanit i hedh mbetjet në lumin Shkumbin duke shkaktuar katastrofë mjedisore. Autoritetet e justifikojnë mosfunksionimin me remont, por të dhënat tregojnë se projekti 26 milionë euro nuk u vu kurrë në punë.

Syri tv

Bashkia e Elbasanit derdh mbetjet urbane në lumin Shkumbin, ndonëse do të duhet që ato të digjeshin në inceneratorin që u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë plotë 26 milionë euro. Këtë fakt e ka denoncuar Zëri i Amerikës dhe Birn, duke filmuar punonjës të bashkisë Elbasan që depozitojnë mbetjet buzë lumit shkumbin.

Aktualisht, inceneratori i Elbasanit është në remont, dhe për pasojë jashtë funksionit. Nga ana tjetër, mbetjet pasi depozitohen buzë lumit shkumbin, u vihet flaka rreth 3 kilometra larg nga inceneratori. Këto pamje janë filmuar në datën 1 mars të këtij viti, ku shihet sesi kamion me mbetje derdhen buzë lumit dhe më pas digjen.

Sipas banorëve të zonës, pjesë e një lagje periferike pranë kombinatit Metalurgjik, ky akt i paligjshëm që përbën krim mjedisor ndodh rëndom, pasi kjo nuk është hera e parë që makina me mbishkrimin “Bashkia Elbasan” derdhin mbetje buzë lumit. I pyetur nga BIRN nëpërmjet telefonit, kryebashkiaku i Elbasanit Gentjan Llatja, mohoi që mbetjet depozitoheshin në breg të Shkumbinit nga mjetet e bashkisë.

Por këtë deklaratë të kryebashkiakut e përgënjeshtron shoferi i kampionit, i cili ka deklaruar jashtë kamerave se kanë urdhër që mbetjet të depozitohen aty. Inceneratori i Elbasanit u ka kushtuar taksapaguesve 26 milionë euro. Ai u ndërtua nëpërmjet një kontrate të dyshimtë partneriteti publik privat që ka dërguar pas hekura me akuza për korrupsion dhe pastrim parash 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco