VIDEO-SYRI TV/ Zbardhet përgjimi mes Rozeta e Havier Dobi, folën në qeli për lekët e fshehura

17:36, 10/01/2023
A+ Aa A-

Bisedat në qeli mes Rozeta dhe djalit të saj, Havier Dobi zbuluan shumën prej 400 mijë eurosh që ishin fshehur në tubin e aspiratorit. Bisedat mes tyre po përgjoheshin nga grupi hetimor, teksa nënë e bir flisnin për marrjen e përgjegjësisë nga Rozeta por edhe për vendndodhjen e parave që ende nuk ishin sekuestruar nga policia.

Nga SYRI TV

Zbardhen përgjimet ambientale në një dhomë izolimi në drejtorinë e Policisë së Tiranës, mes pastrueses Rozeta dhe djalit të saj, Havier Dobi, të cilat çuan më pas edhe në zbulimin e shumës prej 400 mijë eurosh të fshehura në aspiratorin e banesës.

Nënë e bir kanë folur në qeli për t’i shpëtuar akuzës ku fajin do e merrte e ëma. Në bisedë e sipër Havier Dobi përmend edhe shumë e parave që ndodhej ende në shtëpi, çka shtyu grupin hetimor që të kryente një kontroll të dytë.

PËRGJIMET AMBIENTALE

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua

Rozeta: Asgjë do rri unë këtu (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Leket atje lart te shtëpia do ti nxjerr unë (Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Në një tjetër bisedë mes dy të arrestuarve, Rozeta Dobi kritikonte të birin se për ka marrë shumë para nga ato që ishin vjedhur. Nga ana tjetër djali I përgjigje se ka marrë vetëm 50 mijë euro, të cilat dyshohet se i ka shpenzuar për të blerë makina dhe jetën e luksit të kohëve të fundit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco