VIDEO/ Anti-plumb dhe kallashnikov, momenti kur Antonio Leka armatoset brenda servisit në Lezhë

16:29, 10/01/2023
A+ Aa A-

Antonio Leka, 36-vjeç u arrestua një ditë më parë në Lezhë me arsenal armësh dhe municionesh, gati për të kryer krim. 

Pas arrestimit nga policia, Leka tha se kishte për qëllim të vriste disa politikanë në Lezhë dhe do të zhdukte farën e keqe. 

Në pamjet filmike që ka siguruar Syri.net ai duket brenda ambienteve të një servisi në Lezhë duke u armatosur. Ai mban veshur anti-plumb, ndërsa në dorë ka një armë zjarri kallashnikov. 

Në këtë video 36-vjeçari shfaq shenja nervozizmi herë pas here me personat e pranishëm të cilët përpiqen ta ndalojnë. 

Ai u prangos nga policia pasi vëllai i tij njoftoi uniformat blu se Leka mund të kryente një krim. 

Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.

Antonio Leka rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. 

Ai jetonte me të ëmën në një pallat poshtë tregut të qytetit të Lezhës. 

Antonio Leka ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco