SYRI TV/ Gjoba për politikanët, kapen mashtruesit. Prezantoheshin si zyrtarë, 3 në pranga

14:30, 10/01/2023
A+ Aa A-

Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që u vendoste gjoba bizneseve në zonën e Kamzës dhe të kryeqytetit.

Sipas gazetares së Syri TV, Bleona Sari, nga hetimet u zbulua se tre të arrestuarit dhe dy personat e shpallur në kërkim, paraqiteshin tek bizneset si zyrtarë shtetëror apo përfaqësues të kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe u kërkonin shuma të ndryshme parash. Në total u sekuestruan 142 mijë euro.

Nga SYRI TV

Goditet banda e mashtruesve që në emër të politikanëve apo edhe zyrtarëve të pushtetit vendor gjobisnin biznese te ndryshme. Në prangat e Policisë së Shtetit kanë rënë Erjon Lika, Edmir Jaçe dhe Gazmir Ismailaj, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, pjesë e këtij grupi mashtruesish si  dhe janë sekuestruar 142 mijë euro.

Sipas Policisë mësohet se te arrestuarit paraqiteshin te bizneset, apo edhe administratorët e e tyre si përfaqësues të politikanëve apo edhe zyrtarëve të lartë vendor dhe më pas kërkonin para në emër të tyre. 

Gentian Berberi: “Theksojmë se grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm”.

Sipas Shefit të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në policinë e Shtetit Gentian Berberi, tre nga pesë personat e grupit mashtrues u kapën në flagrancë në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 mijë euro nga administratori i një subjekti privat.

Ndërkohë, Policia  u ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 10100 euro, 50000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco