‘Me dashuri Ervinit’/ Eksperti i kriminalistikës ‘pre’ e Rozeta Dobit: E morëm njëherë kur lyem

‘Me dashuri Ervinit’/ Eksperti i kriminalistikës ‘pre’ e Rozeta Dobit: E morëm njëherë kur lyem

13:59, 10/01/2023
A+ Aa A-

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço është një prej personave që ka rënë pre e vjedhjes nga ana e pastrueses Rozeta Dobi, të cilës iu gjetën rreth 600 mijë euro të grabitura në banesën e zyrtares së kryeministrit Edi Rama, Alda Klosi.

Karamuço e ka konfirmuar këtë fakt duke theksuar se ajo ka marrë një unazë floriri në banësën e tij e cila ka qenë me një dedikim të veçantë.

Sipas tij, Kozeta Dobi e ka marrë atë unazë ditën kur ka qenë në banesën e tyre.

Karamuço: Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço për Albeu.

Më tej ai ka theksuar se kishte bërë një denoncim në lidhje me këtë rast dhe kur policia ka hasur në sendin me vlerë që i përket e atij e ka kontaktuar për ta rimarrë sërish. “E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco