VIDEO/ Makina me targa greke përfundon në Shkumbin, shpëton shoferi

13:16, 10/01/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd.

Syri tv ka siguruar pamje nga vendngjarja. Ndërkohë  mësohet se automjeti me targa greke i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në rrjedhën e Shkumbinit.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina duke shpëtuar për mrekulli. Ai ka thënë se ka qenë duke i udhëtuar i vetëm dhe ka dalë nga automjeti në momentin e aksidentit.

Ai është dërguar në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e mjekësore ku mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco