'Jam kryebashkiaku, më duhen 13 mijë €'/ Ja si mashtronin të arrestuarit

'Jam kryebashkiaku, më duhen 13 mijë €'/ Ja si mashtronin të arrestuarit

12:24, 10/01/2023
A+ Aa A-

Erjon Lika, 41 vjeç, Edmir Jaçe, 32 vjeç, Gazmir Ismailaj 39 vjeç janë tre të arrestuarit në kuadër të operacionit “Subjekti” në Kamëz.

Ata u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

“Jam kryetari i bashkisë, më duhen 13 mijë euro,”- është mesazhi që njëri nga të arrestuarit i ka dërguar pronarit të një fabrike të njohur, përmes aplikacionit “Signal”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar të këtij viti 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Sakaq gjatë operacionit policor  u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpunëtorë të 3 shtetasve të arrestuar. 

Në total policia ka sekuestruar 142 000 euro nga operacionet 'Signal', ndërsa Lika, Jaçe e Ismailaj akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”.

Për realizimin e qëllimit të tyre, tre të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Sakaq dyshohet se ky grup ka lidhje me 3 personat që u arrestuan pak ditë më parë dhe që u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës. Konkretisht bëhet fjalë për Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj Sherif Kadroviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco