SYRI TV/ Detaje të reja mbi bandën e ortakut të Olsi Ramës: Amant Josifi, zhvatje të dyfishtë mijëra viktimave

12:00, 10/01/2023
A+ Aa A-

2.4 miliardë euro është shifra që ka përfituar organizata kriminale e ortakut të Olsi Ramës, Amant Josifi përmes mashtrimit të dyfishtë me call-center. Syri TV ka siguruar pjesë nga dosja hetimore e autoriteteve spanjolle, ku evidentohet se si kjo bandë kriminale, krahas mashtrimit kompjuterik, ofronte shërbime ligjore për viktimat duke u marrë sërish para

SYRI TV

Organizata kriminale e Amant Josifit, një ortak i hershëm i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, ka kryer zhvatje të dyfishtë për mijëra viktima të mashtrimit të tyre nëpër Europë, nga të cilat kanë përfituar mbi 2.4 miliardë euro.

Syri TV ka parë pjesë nga dosja hetimore e autoriteteve spanjolle, në të cilën zbulohen detaje të reja për mënyrën se si ka funksionuar organizata kriminale që kishte shndërruar Shqipërinë në një bazë të sigurt.

Krahas mashtrimit kompjuterik, organizata kriminale ofronte shërbime ligjore për viktimat, duke u marrë sërish para. Këto të dhëna janë prezantuar nga disa prej viktimave të mashtrimit në Spanjë.

Njëra prej tyre deklaron se ka humbur mbi 500 mijë euro në skemën zhvatëse. Zonja shpjegon se është kontaktuar nga një firmë e supozuar ligjore, e cila ishte në dijeni se zonja kishte rënë pre e mashtrimit.

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar se kjo ishte një praktikë e zakonshme e organizatës kriminale. Sipas Policisë së Katalunjës, pas njëfarë kohe nga mashtrimi kompjuterik, anëtarët e organizatës kontaktonin sërish viktimat e shumave të mëdha, me qëllim që t’u ofronin shërbime ligjore për të rikuperuar paratë e grabitura.

E gjithë kjo ishte pjesë e të njëjtit mashtrim dhe kryhej nga e njëjta situatë. Rezultatet e hetimit disavjeçar të policisë spanjolle dhe të Eurojust u finalizuan në mesin e nëntorit 2022, në një operacion masiv që përfshiu disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në vendin tonë u arrestuan disa persona. Por, lideri i pjesës shqiptare të bandës kriminale, Amant Josifi, i cili ka qenë për shumë vite ortak me Olsi Ramën, arriti të shpëtojë, pas dekonspirimit të operacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco