Pas Vlorës dhe Sarandës, pezullohet nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës

Pas Vlorës dhe Sarandës, pezullohet nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës

12:01, 10/01/2023
A+ Aa A-

Nisja e trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës është pezulluar, për shkak të kushteve të këqija atmosferike në vend. Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se ky vendim është marrë si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit në zonën detare.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive.Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare. Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim”-thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme ushëtimet Sarandë-Korfuz janë anuluar. Njoftohet se lundrimi pritet t'i rikthehet normalitetit në datën 12 janar. Ndërkaq bëhet me dije se lundrimi gjithashtu është pezulluar edhe për anijet e peshkimit. Edhe në Vlorë lundrimi i anijeve të vogla të peshkimit është pezulluar, për t'u kthyer sërish në punë më datë 11 janar ku pritet përmirësim i kushteve atmosferike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco