Babai i foshnjës që përfundoi në lavatriçen e spitalit të Pejës: Mjekët ishin neglizhentë, morëm vetëm copat

Babai i foshnjës që përfundoi në lavatriçen e spitalit të Pejës: Mjekët ishin neglizhentë, morëm vetëm copat

10:01, 22/12/2022
A+ Aa A-

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur javën e kaluar në spitalin e Pejës, ku një foshnje e cila kishe vdekur ka përfunduar në rrobalarëse.

E lidhur me rastin ka folur babai i foshnjës.

Ai tha se foshnja vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve ,ndërsa marrja e pjesëve të mbetura më pas ishte e tmerrshme.

“Menjëherë një ditë pasi ka ndodhur rasti kanë shkuar tek reparti i Gjinekologjisë, mirëpo stafi ka hezituar t’ua jap foshnjën. Nuk është se kanë pasur ndonjë arsye se pse nuk po e japin foshnjën.

Foshnja ka përfunduar në lavatrice. Krejt mbetjet që i kemi marrë kanë qenë të tmerrshme. Bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve. Lindja e gruas ka qenë e rregullt”, ka thënë ai për Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco