Eksperti i i sigurisë: Evropa nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiçit!

Eksperti i i sigurisë: Evropa nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiçit!

09:01, 22/12/2022
A+ Aa A-

Prishtinë - Agim Musliu, specialist i sigurisë gjeostrategjike, i antiterrorit dhe inteligjencës, ka goditur sjelljen e shteteve europiane ndaj Kosovës javët e fundit dhe qendrimin që po mban ndaj Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që po luan një lojë të dyshimtë.

Mysliu shkroi në Fb: " Këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiçi me figura të zeza. Lojtari tjetër (Qeveria e Kosovë) që do të duhej të luante me figurat e bardha, nuk e ka bërë lëvizjen ende.

Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës. Evropa nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit!" ka tërhequr vëmendjen, eksperti. 

Më herët, Musliu kishte bërë këtë skemë me lidhje logjike të situatës së rënduar:

"Putin → Vuçiq → Danilo Vuçiq → Damnjan Knezheviq - JARINJE - Damnjan Knezheviq ← Wagner ← Prigozhin - Putin". Kjo grafikë network, tregon matricën e ditës së organizimit për sulmin terrorist që ishte përgatitur e për të cilën gjë, Instituti OCTOPUS, paralajmëroi që në mëngjes. Matrica shpjegon se si Qeveria e Kosovës e ka parë këtë.
Mirëpo, po mungon shpjegimi me fjalë."

Burimi: Besnik Bislimi, zv kryeminister i Qeverise se Republikes se Kosoves
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco