Çfarë zbuluan përgjimet/ Mbi 2.3 tonë kg kokainë, heroinë e marijuanë nga Shqipëria, pranga 14 personave!

Çfarë zbuluan përgjimet/ Mbi 2.3 tonë kg kokainë, heroinë e marijuanë nga Shqipëria, pranga 14 personave!

08:59, 22/12/2022
A+ Aa A-

Shqipëria vazhdon të jetë jo vetëm një trampolinë e drogërave të forta në drejtim të BE-së, që kufi ka Italinë por madje edhe një furnitorë e Italisë me kanabis. Operacioni më i fundit i bërë me dije nga skuadra Antimafie e Pulias ka hedhur dritë mbi një sasi prej rreth 2 tonëve e gjysmë që janë sekuestruar teksa kanë ndërhyrë në operacione të veçuara.

Zbulimi, sipas të dhënave që vijnë nga mediat italiane, ka ardhur nga përgjimet telefonike dhe ambientale të protagonistëve, ndërkohë që nga 14 të arrestuarit, 9 janë shtetas italianë dhe 5 shqiptarë. Operacioni është në vazhdim ndërsa dje kanë dalë detajet e para të tonelatave të drogës që kishin kaluar nga brigjet tona në drejtim të brigjeve italiane. Prokuroria që ka hetuar dhe lëshuar urdhër-arrestet ende nuk i ka nxjerrë emrat e personave të arrestuar ndërkohë që janë me qindra faqe përgjime për aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Operacioni sipas mediave italiane

Sipas të dhënave që vijnë nga Italia, bëhet me dije se faza e tretë hetimore e operacionit “Shefi”, ka çuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në arrestimin e 14 personave, 9 italianë e 5 shqiptarë nën kauzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Hetimet e Antimafies italiane kanë vijuar duke monitoruar furnizimin me drogë në Shqipëri e rrugën detare të transportit të saj, që nga Shqipëria me mjete të posaçme lundruese, mbërrinte drejt Italisë.

Zbarkimi i drogës kryhej në koordinim të plotë me grupet kriminale pulieze e më pas depozitohej në depot e pozicionuara në territorin e Barit e provincës. Përmes rrugës tokësore e me korrierë italianë që lëviznin me automjete nën metodën stafeta, droga transportohej në Kalabri, Sicili, Campania e Abruzzo. Kjo është faza e tretë hetimore e operacionit të koduar Shefi që në kompleksin e tij ka çuar në kapjen e 2300 kg drogë, kokainë, heroinë, marijuanë me vlerë 15 milionë euro. Gjithsej, janë kapur mbi 7 milionë doza drogë. Në maj të 2021 të arrestuarit e këtij operacioni u dënuan nga Gjykata Italiane e Apelit me nga 2 deri në 20 vite burg pikërisht për rëndesën e sasive të mëdha të lëndës narkotike së transportuar përtej kufijve kombëtarë.

Në vitin 2018 u shkatërruan 2 organizata kriminale të fuqishme shqiptare e italiane me bazë në Bari e provinca e degëzime në Campania, Puglia, Abruzzo e Sicili. Në lagjen “Carrasi” të Barit, hetimet italiane kanë identifikuar një depozitë drogë e ardhur nga Shqipëria e kanë individualizuar një shtetas shqiptar i konsideruar si kapo i një prej dy organizatave kriminale, që ishte në bashkëpunim me narkotrafikantë italianë të dënuar më parë për pjesëmarrje kriminale mafioze, me të cilët menaxhonin sasive e mëdha të drogës që mbërrinte nga Shqipëria.

Hetimet ambientale, telefonike e filmike kanë çuar në kapjen e dy skafistëve shqiptarë në Polignano të Puglias me mbi 1 tonë drogë, 1 korrier italianë me mbi 1000 kg marijuanë, 2 korrierë të tjerë po italianë me 13 kg drogë me destinacion Salernon e 2 korrierë shqiptarë me 8 kg drogë me destinacion Sicilinë. Në komunën Mola të Barit është gjetur një tjetër depozitë me rreth 50 kg drogë e mbërritur nga Shqipëria e që menaxhohej nga grupet kriminale shqiptaropulieze. Në operacionin e mëngjesit të sotëm morën pjesë rreth 40 forca policore e një rol të rëndësishëm ka luajtur skuadra investigative e Antimafies Italiane e pozicionuar në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco