Policia e Kosovës: Po i hetojmë seriozisht, rrëmbimet e qytetarëve serbë në veri

Policia e Kosovës: Po i hetojmë seriozisht, rrëmbimet e qytetarëve serbë në veri

08:49, 22/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Kosovës njoftoi se po i trajton me seriozitet, ato që janë konsideruar "rrëmbime të qytetarëve serbë në veri të Republikës së Kosovës", pas tensioneve të javëve të fundit.

në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet: "Kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës kanë krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale. Në funksion të kësaj përveç angazhimeve aktive, janë vendosur edhe pika kontrolli të automjeteve nëpër qytete dhe akse rrugore.

"Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serbë nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

"Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, janë duke trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre.

"Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për bashkëpunimin e vazhdueshëm ofrimin e informatave të rëndësishme për adresimin efikas të këtyre veprimeve kriminale që si tendencë kanë krijimin e panikut dhe frikës tek qytetarët e vendit tonë."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco