Sot në gjykatën e Elbasanit, gjyqi i Arbër Paplekajt dhe ai i Saimir Tahirit

Sot në gjykatën e Elbasanit, gjyqi i Arbër Paplekajt dhe ai i Saimir Tahirit

08:33, 22/12/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit do të mbahen dy gjyqe të rëndësishme, njoftoi SYRI TV. I pari është ai i Arbër Paplekajt në orën 9:00. Në seancën e fundit të zhvilluar, avokatët kërkuan të ndahej dosja hetimore mes policëve dhe Arbër Paplekajt dhe trupi gjykues kërkoi kohë ta shqyrtojë këtë kërkesë, ndaj u caktua dita e sotme si data e gjyqit të radhës.

Gjyqi i dytë i cili fillon në orën 11:30 i përket Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm, i cili vuan dënimin në burgun e Lushnjës, burg që varet nga gjykata e Elbasanit. Tahiri do të kërkojë nga gjykata, njohjen e ditëve të paraburgimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco