Përdhunoi një vajzë që e ftoi në shtëpi, shqiptari në Angli dënohet me 7 vite burg

Përdhunoi një vajzë që e ftoi në shtëpi, shqiptari në Angli dënohet me 7 vite burg

08:38, 22/12/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar në Angli është dënuar me 7 vite burg nën akuzën se ka përdhunuar një vajzë që ishte pa ndjenja në shtëpinë e saj, e cila e kishte ftuar pasi u njohën në një restorant. Klodjan Samurri, 29 vjeç, sulmoi vajzën pasi e takoi gjatë një nate në veri të Londrës në qershor të vitit të kaluar, raportojnë mediat e huaja.

Vajza tha në gjykatë se ishte shtrirë në krevat dhe ishte zgjuar teksa Samurri po bënte seks me të. Samurri mohon dy akuza përdhunimi, por u shpall fajtor për një prej tyre. Shqiptari u dënua me shtatë vjet burg dhe do të shënohet në regjistrin e sulmuesve seksualë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco