U përplas nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë 17 vjeçari

U përplas nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë 17 vjeçari

08:31, 22/12/2022
A+ Aa A-

17 vjeçari Eljo Hamiti i cili u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka ndërruar jetë në spital, në Tiranë.

I mituri po kalonte rrugën pranë fshatit Llogara kur 66 vjeçari e përplasi duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup.

Ai po shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco